Arrestohen dy persona nga Shkupi, ishin të dënuar me burg

nga D V

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, njofton se sot në ora me datë 02.01.2025 rreth orës 02:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti i Hetimeve dhe SPB Tetovë, në Tetovë kanë ndaluar personat E.Z.(24) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe A.O. (24) gjithashtu nga fshati Gërçec i Shkupit, të cilët me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 ishin kërkuar me urdhër për arratisje nga Burgu i Shkupit.

“E.Z. ishte i dënuar me pesë vjet burg për një vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, dhe A.O. me një dënim me burg prej tre vjetësh për vepër të kryer penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Personat do t’i dorëzohen institucionit penal kompetent”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More