Arrestohen katër “pelegrinë” serbë në Gjakovë – mes tyre një toger dhe një ushtar i Serbisë

nga Xh M

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e katër shtetasve serbë të shtunën në Gjakovë, për të cilët u konstatua se njëri ishte toger i Policisë së Serbisë, ndërsa tjetri kapiten i ushtrisë së këtij shteti.

Të dyshuarit, të cilët po udhëtonin me një veturë me targa serbe, u ndaluan në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe disa sende të tjera, për të cilat nuk janë dhënë detaje.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur të dielën për të diskutuar lidhur me këtë rast, si dhe për situatën e sigurisë në përgjithësi, pas sulmit të fundit ndaj Postës në Zveçan.

Këshilli ka kërkuar që të gjitha institucionet e sigurisë të jenë të vëmendshme dhe në gatishmëri të plotë përballë çdo rreziku të mundshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More