Arrestohen nga autoritet gjermane, ekstradohen në Kosovë dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

nga D. V.

Një person nga Gjermani dhe tjetri nga Franca që ishin të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar në Kosovë. Policia ka njoftuar se të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritet gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që dyshoheshin që ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangut drejtësisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 23.12.2025  ka bërë ekstradimin e dy shtetasve  kosovarë,  L.V. 1990,   dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete. Të dyshuarit ishin  arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More