Arrestohen prerës ilegalë të druve! Autoritetet paralajmërojnë: “Nuk ka të paprekshëm”

nga Xh M

Radovish, 24 janar – Ekipet e NP “Pyjet Kombëtare”, së bashku me Policinë Pyjore, kapën një grup prerësish ilegalë të druve që prej kohësh po shkatërronin pyjet e Pllaçkovicës pranë Radovishit. Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete, një motor, dhe mjete të tjera që përdornin druprerësit ilegalë. Për këtë njoftoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjres, Kire Mihajllov, i cili shpërndau edhe video nga momenti i kapjes së autorëve. Mihajllov paralajmëroi se të gjithë druprerësit ilegalë do të ndiqen penalisht dhe “nuk do të ketë të paprekshëm” në luftën kundër krimit në pyje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More