Arrestohen tre persona në Prishtinë, Policia iu sekuestroi kokainë

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 0.3 gram, një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 50 gram, një telefon Iphone si dhe para të gatshme në vlerë rreth 1600 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Naser Kastrati”, në Prishtinë, të enjten në ora 18:00.

“Me vendim të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive, e njërit të dyshuar gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 247.7 gram, një peshore digjitale”, thuhet tutje në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More