Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve

nga D V

Shkup, 22 janar – Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, natën e kaluar  në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, kanë privuar nga liria A.N.(23) nga Bangladeshi, i cili ka udhëhequr një grup prej tetë personash emigrantë nga Nepali, bëri të ditur MPB-ja.

Emigrantët janë vendosur në Qendrën pranuese – transitore Vinojug, ndërsa ndaj A.N. është ngritur kallëzim penal, pas çka nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More