Arrestohet strugani për drejtim motoçiklete nën ndikimin e alkoolit dhe ka dalë nga rruga

nga Xh M

Është privuar nga liria strugani 36 vjeçar, i cili me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal, kumtoi sot SPB Ohër.

Sipas informacionit, dje në orën 06:35, nëpunës policorë nga NJPB Strugë në rrugën “Boro Kallajxhieski” në Strugë privuan nga liria I.M. (36) nga Struga.

“Personi paraprakisht përpara një kazinoje që ndodhej në lagjen “Plitishta” në Strugë, duke drejtuar motoçikletën doli nga rruga. Pas marrjes së masave, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte motoçikletën nën ndikimin e alkoolit, pra me një përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297 të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More