ARRSH: Reshje bore në zonat juglindore, drejtuesit të pajisen me zinxhirë

nga D V

Përkeqësimi i motit, kryesisht në zonat veriore dhe juglindore ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Në orët e para të mëngjesit rifilluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në doganën Kapshticë, në akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borëpastrueset ndodhen në terren dhe po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More