Arsovska duhet të dorëhiqet pas ngjarjeve në kopshtin zoologjik!

nga I.A

Shkup, 8 gusht – Danella Arsovska është sinonim i dështimit, pasi dështoi thellë në menaxhimin e qytetit të Shkupit ajo e provoi fatin e saj në nivel qendror por dështoi edhe më keq e më rëndë. Tani në prag të dështimeve të njëpasnjëshme fajin nuk di kujt t’ia hedh por pengesë të madhe u shkakton transportuesve privat të cilët nuk i paguan. Nga ana tjetër, Partia Liberal Demokratike (PLD) shpreh shqetësimin për ngjarjet në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kërkon përgjegjësi për skandalin e fundit të vdekjes së elefantit “Daela”.  Arsovska duhet të mbledh valixhen dhe të largohet nga komuna sa nuk e ka shkatërruar edhe më shumë, qytetarët si pasojë e keqmenaxhimit, shkruan Zhurnal.

PLD kërkon dorëheqjen e Arsovskes pas ngjarjeve të fundit në kopshtin zoologjik –

Partia Liberal Demokratike (PLD) shpreh shqetësimin për ngjarjet në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kërkon përgjegjësi për skandalin e fundit të vdekjes së elefantit “Daela”.

Meqenëse ky nuk është rasti i parë, le të kujtojmë, thonë nga partia, se vetëm pak muaj më parë kanë ngordhur gjirafat, tigresha, pinguini, thertorja me kuajt dhe është çështje kohe se cila kafshë do të jetë në rend, duke pasur parasysh trajtimin dhe kushtet që i pranojnë kafshët nga drejtori dhe menaxhmenti i kopshtit zoologjik nën menaxhimin e drejtpërdrejtë të kryetares Danella Arsovska dhe qytetit të Shkupit.

PLD kërkon zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe transparencë nga organet kompetente lidhur me këto incidente për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e kafshëve në Kopshtin Zoologjik, si dhe të vizitorëve që shfrytëzojnë këtë vend për rekreacion.

Partia e Monika Zajkovës kërkon dorëheqjen e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për shkak të, siç akuzojnë, menaxhimit katastrofik të institucioneve të qytetit dhe pamundësisë për t’u marrë me problemet e qytetit.

Dlshtimet e skandalet e Arsovskes nuk përfundojnë me këtë të fundit në kopshtin zoologjik, ato kanë një zanafillë shumë më të hershme, madje një nga premtimet më të mëdha të saj ishin rregullimi i transportit publik pikërisht përveç që nuk e përmbushi këtë premtim ajo transportin publik arriti ta shkatërroj dhe shkaktoj kaos të paparë më parë.

Arsovsksa po dështon, ka premtuar transport publik falas ka realizuar kaos në transport –

Qyteti i Shkupit, kryeqyteti i vendit po udhëhiqet për herë të parë që nga pavarësia nga një grua, Danella Arsovska, por skandalet nuk po përfundojnë edhe me këtë udhëheqësi të re. Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetarja e tanishme, kishte deklaruar borxhi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut është i madh. “Borxhi i plotë i Qytetit të Shkupit është 50 milion euro” ka thënë Arsovska. Por, edhe përkundër kësaj shume të madhe që është zhytur në borxh qyteti i Shkupit, kryetares nuk i bëhet vonë të shpërblejë “Vardarin” me 250 mijë euro.

Por, Arsovska edhe duke e ditë që borxhi në qytetin e Shkupit është jashtëzakonisht i madh, sërish merr vendime dhe nuk tërhiqet pas, pa çka se shoferët e autobusëve kërkonin pagat për mundin e tyre, pa u menduar dy herë ka ndërprerë kontratat me agjenci transportuese të cilëve u ka borxh rreth 2 milionë euro, dhe me këtë vendim shumë qytetarë ka lënë pa transport publik, sepse këto agjenci kanë mbuluar shumë linja që kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

Kjo është e qartë se sa ka kujdes për qytetarin në Shkup nga organet përgjegjëse, protesta pa ndal, i tërë Shkupi i bllokuar, Arsovska thoshte që nuk do ta tërheq vendimin e saj, ndërkaq shoferët kërkonin vetëm pagat e tyre asgjë më shumë. Situatë delikate që komplikohej edhe më shumë nga një menaxhere jo e mirë që nuk di të udhëheq me qytetin e Shkupit.

Por, tani jemi në gusht të vitit 2024, pra tre vite më vonë prej kur është thënë kjo deklaratë, dhe asgjë asnjë hap konkret nuk është bërë në këtë drejtim. Kjo tregon për paaftësinë e saj në drejtim të realizimit të paktën të këtij premtimi që është jetik për qytetarët. Autobusët e premtuar ekologjik do të ndikonin dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit që dëmton shëndetin e qytetarëve. Por, këto autobusë ekologjik e transporti falas nuk janë të mira si projekte vetëm kur janë premtime por edhe kur realizohen e për këto fillohet të punohet. E kjo gjë vështirë të ndodhë me një kryetare të papërgjegjshme si Arsovska. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More