Asambleja e qytetit në Los Angjelos do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut, në kujtim të viktimave të tragjedisë në Koçan

nga D. V.

Shkup, 16 qershor – Asambleja e qytetit në Los Angjelos në shtetin federal të Kalifornisë do të ndriçohet me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, ngjyrat e flamurit të Maqedonisë së Veriut, prej sonte në orën 20:00, deri të martën në mëngjes në orën 6:00, sipas kohës lokale, për nder dhe përkujtim të viktimave të tragjedisë në Koçan.

Në kumtimin e ndarë në profilin në Fejsbuk të kishës ortodokse maqedonase të Shën Mërisë në Los Angjelos, bëhet thirrje për prani në këtë ngjarje për të shrpehur respektin ndaj viktimave të tragjedisë së kohëmëparshme në Koçan.

Këshilltari i qytetit, Hugo Soto – Martinez me rastin e ngjarjes së titulluar “Ditë maqedonase e përkujtimit” për dner dhe përkujtim të viktimave nga tragjedia në Koçan të Maqedonisë, shpreh keqardhje për humbjen e 62 jetëve dhe solidaritet me popullin maqedonas në luftën e vet për drejtësi, shërim dhe shpresë për të ardhme më të ndritur.

Më 16 qershor bëhen tre muaj nga tragjedia në Koçan. Në zjarrin në diskotekën “Puls”, që ndodhi më 16 mars në orët e hershme të mëngjesit, jetën e humbën 62 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Pas përfundimit të hetimit 34 persona fizik dhe tre juridik janë akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së prëgjithshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More