ASH: Ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit, provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet

nga D V

Shkup, 15 janar – Aleanca për Shqiptarët reaguan ndaj veprimit në Karnevalin e Vevçanit ku disa persona u tallën më tentim-vrasjen e kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela në rastine  27 prillit të vitit 2017.

Isen Shaban inga ASH tha ironizimi me tragjedinë e 27 prillit në Karnevalin e Vevçanit është provokim i rëndë që duhet të ndëshkohet.

ASH kërkoi nga organet kompetente të ndëshkojnë këto veprime, që prekin jo vetëm kryetarin e ASH-së, por rikujtojnë një moment tragjik për gjithë qytetarët.

“Pamë në Karnevalin e Vevçanit shfaqjen e shëmtuar e të rëndë që shfaqte akt terrorist për tentim vrasjen e Ziadin Selës në rastin e 27 prillit të vitit 2017. Ne e kuptojmë folklorin dhe satirën mirëpo jo akte të tilla të shëmtuara, ndaj ftojmë organet kompetentë të ndëshkojnë këto veprime”, tha Shabani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More