ASH nis ristrukturimin, ja vendimet e kryesisë

nga Xh M

Shkup, 21 shtator – Kryesia e Aleancës për Shqiptarët në mbledhjen e zhvilluar mbrëmë, vendosi për organizimin e Konferencës së Asamblesë së Gruas më 6 tetor 2024, në Shkup.

“Asambleja e Gruas është organi i radhës që do të riorganizohet në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, duke forcuar më tej rolin e grave në politikë dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrje. Asambleja synon të sjellë një energji të re dhe ide inovative për avancimin e çështjeve gjinore dhe sociale brenda partisë.

Një vendim tjetër i rëndësishëm i kryesisë i marrë në mbledhjen e mbrëmshme përfshin organizimin e Kuvendeve të Degëve të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim forcimin e strukturave lokale dhe përgatitjen e partisë për Kongresin e radhës”, thuhet në njoftimin e ASH.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More