“Asnjë cent më shumë” – protestohet sot sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

nga D. V.

Nën moton “Asnjë cent më shumë”, sot mbahet protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta fillon nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të marrë vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRrE.

“Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, thuhet në njoftimin e grupit organizues në Facebook.

Kujtojmë se edhe më 5 prill u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qindra qytetarë.

Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe Presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More