Kumanovë, 23 nëntor – Pas paralajmërimeve për reshje të borës autoritet komunale në Kumanovë kanë njoftuar se janë të gatshëm për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nga reshjet eventuale të borës.
Nga NP “Pastrim dhe Gjelbërim”, përgjegjëse për këtë aktivitet, në bashkëpunim me NP “Koop inzhinering” si fituese e tenderit për pastrimin e rrugëve, thonë se janë të gatshëm me tërë mekanizmin që posedojnë dhe nuk do ti lënë rasti t që të befasohen.
“Mekanizmi ynë si dhe potenciali njerëzor janë të gatshëm. Disponojmë me tri kiper makina, njëra është në depon e NP’Kumanovo Parking’ kurse dy të tjerat gjenden tek deponia dhe janë në gjendje të mirë. Bëhet fjalë per kamione kiper të cilat në pjesën e mbrapme kanë kripore për hedhjen e kripës kurse në pjesën e përparme kanë brisqe. Përveç këtyre kamionëve kiper kemi edhe dy traktorë me brisqe dhe ciklonë të cilat duhet ta kryejnë të njëjtën punë. Gjithashtu kemi edhe tri makina tjera të cilat do të shfrytëzohen për pastrimin e hapësirave publike siç janë sheshet,trotoaret shtigjet e këmbësorëve sidhe hapësira tjera të këtij lloji”, ka njohtuar Nenad Stojanovski drejtor i NP “Pastrim dhe Gjelbërim”.
Derisa NP “Pastrim dhe gjelbërim” është e obliguar për pastrimin e rrugëve në pjesë qëndrore të qytetit si dhe hapësirat publike, NP “Koop Inzhinering” e cila është zgjedhur në procedurën e tenderimit, do ti pastrojë rrugët perferike në lagjet e Kumanovës.
“Viteve të fundit nuk kishim shumë borë, por tani kemi disa paralajmërime për sasi më të mëdha të borës, dëshirojmë të njohtojmë se ne si ndërmarrje, por edhe kompania fituese e tenderit jemi të gatshëm të reagojmë me kohë nëse e kërkon nevoja dhe t’u dalim në ndihmë qytetarëve” deklaroi Nenad Stojanovski.
Ndryshe për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve Komuna e Kumanovës ka paraparë 14 milionë denarë, nga të cilat 9 milionë janë paraparë për NP Pastrim dhe Gjelbërim, kurse 5milionë tjera për NP”Koop inzhinering”.
Por vlen të përmendet se paratë do tu ndahen pas kryerjes së shërbimeve, por nëse nuk do të ketë të reshura bore atëherë nuk do të ketë ndarje të mjeteve.