Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë apel që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.
AUV thekson se therja e kurbaneve jashtë këtyre objekteve përben shkelje ligjore, duke rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publik.
AUV sqaron se objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje kontrolli, ku secila kafshë i nënshtrohet inspektimit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ato posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike.
Më tej, AUV shton se “duhet secili ta ndjejmë si obligim qe mos të krijojmë imazhe të prerjes-therjes së kafshëve në hapësira publike, në mënyrë jo humane dhe në kushte jo higjienike”.
Festa e Kurban Bajramit do të jetë me 16 qershor.