Azizi demanton spekulimet rreth udhëheqësisë së VLEN-it

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Sekretari organizativ i Lëvizjes Besa dhe deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes nje postimi ne rrjetet sociale ka hedhur poshte zerat per percarje brenda koalicionit VLEN.

Me poshte mund ta lexoni te plote reagimin e Azizit.

Të arratisurit e BDI-së, të mbetur të pa shpresë për të ardhmen e tyre politike, përpiqen që përmes disa portaleve individuale dhe fanpageve që i hapin në emër të VLEN, të bëjnë propagandë, duke shpifur për VLEN-in.

VLEN po konsolidohet dhe çdo vendim që marrin organet e VLEN-it do të ketë komunikatë zyrtare.

Çdo lajm nga portalet e BDI-së apo profileve që i mbajnë nën emrin dhe logon e VLEN-it apo BESA-s janë shpifje dhe mashtrime.

Tendenca e atyre për të ruajtur simpatizantët e tyre të cilët për çdo ditë po kalojnë në VLEN është aq amatere dhe e dështuar, saqë gjumi spo i merr!

Ju, vazhdoni merruni me propagandë, ne vazhdojmë ndryshimin edhe shumë më fuqishëm.

https://www.facebook.com/share/p/1AVfdXEpLH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More