Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të forta ndaj paraqitjeve të fundit të BDI-së në Kumanovë, të cilat ajo i cilësoi si “hipokrizi paraelektorale” dhe përpjekje të vonuara për të rikuperuar besimin e humbur.

“Kumanova nuk ka nevojë për hipokrizinë paraelektorale të BDI-së. Mbi 20 vjet përbuzje, goditje dhe vuajtje nuk fshihen me disa fjalë të zbrazëta para zgjedhjeve”, ka shkruar Azizi në një reagim publik.

Duke përmendur situatën e rëndë me të cilën është përballur Kumanova ndër vite, ajo theksoi se rinia është larguar, intelektualët janë shtypur dhe qyteti është rrënuar nën politikat e dështuara të BDI-së.

“Mos e nënvlerësoni kujtesën tonë me ‘shqetësime’ të vonuara. Kumanova për më shumë se dy dekada kërkoi drejtësi, jo mëshirë. Ajo që mori nga BDI ishte vetëm zhgënjim “, shtoi zëdhënësja.

Azizi përfundoi me një mesazh të prerë: “Sot, mos e përdorni sërish Kumanovën për të mbledhur pikë politike. Është shumë vonë. Populli e di, populli nuk harron, dhe këtë herë, do të flasë me zë të qartë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More