Azizi: Serbia “Botën serbe” e ka brenda kufijve, sepse patericat jashtë kufijve s’kanë më pushtet!

nga Redaksia

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj akuzave të fundit që, sipas tij, vijnë nga radhët e BDI-së dhe individëve me mentalitet të vjetër politik, duke theksuar se shqiptarët nuk mund të manipulohen më me taktikat e shërbimeve të vjetra jugosllave.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Azizi deklaron se “BDI dhe UDB-at brenda ende jetojnë me iluzionin se duke hedhur mjegull syve do të verbojnë shqiptarët.”

Sipas tij, gjithçka që është pjesë e një strategjie të dëshmuar anti-shqiptare, përpiqet t’i vishet koalicionit VLEN apo aktorëve të tjerë që nuk janë pjesë e kësaj skeme. Ai thekson se shqiptarët tashmë e njohin mirë lojën e vjetër të propagandës.

“E gjithë loja e UDB-së ka qenë që bëmat e saj t’i marrë përsipër dikush tjetër, ndërsa ajo vetë të shijojë rezultatin nga distanca.”

Azizi është i prerë se ato kohëra kanë marrë fund dhe se “bota serbe” sot ekziston vetëm brenda kufijve të vet.

“Patericat jashtë kufijve nuk kanë më pushtet!”, shkruan ai.

Deputeti i VLEN përmbyll reagimin e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj atyre që përhapin akuza e shpifje.

“Përderisa ju akuzoni me shpifje, ne ua dëshmojmë të kundërtën me vepra e fotografi! Ja brenda kujt që dron Serbia!”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More