Azizi: VLEN voton për mbështetjen e studentëve me vauçerë 250 euro për pajisje elektronike

nga Redaksia

Shkup, 17 korrik – Grupi parlamentar i VLEN-it ka votuar sot në Kuvend në favor të Ligjit për ndarjen e vauçerëve në vlerë prej 250 eurosh për studentët e rregullt dhe ata me korrespondencë. Këto vauçerë do të përdoren për blerjen e pajisjeve elektronike si kompjuterë, laptopë, tabletë apo mjete të tjera të domosdoshme për procesin e mësimit dhe zhvillimit akademik.

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, theksoi se ky është një hap konkret në drejtim të përmirësimit të kushteve të studimit për të rinjtë në vend.

“Rinia është amaneti ynë! Ua kemi borxh të ardhmen dhe do të punojmë ditë e natë për të siguruar kushte moderne për çdo nxënës dhe student,” tha Azizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More