Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar për takimin e ministres Baerbock me presidenten Osmani. Në njoftim theksohet se Gjermania e shoqëron Kosovën në rrugën drejt BE-së por se integrimi kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në/ dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në plaftormën “X”.