Bahtiri i shqetësuar për situatën në Kuvend: Po dalim keq para ndërkombëtarëve

nga D. V.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është shprehur i shqetësuar me situatën në Kuvend.

Ai kërkoi nga partitë që i cilëson si opozitare të reflektojnë pozitivisht pasi situata aktuale është e turpshme.

“Ne jemi gjithmonë të përkushtuar për të dhënë maksimumin. Çdo gjë që vjen nga Gjykata Kushtetuese, ne do ta zbatojmë. Përndryshe, jemi duke e pritur opozitën që të reflektojë pozitivisht dhe i ftoj të reflektojnë, sepse kjo është e tmerrshme dhe e papranueshme, edhe para familjeve të tyre, e lëre më para popullit”, tha Bahtiri.

Ai u shpreh se po dalim keq edhe para ndërkombëtarëve.

“Edhe njëherë po ju bëjë thirrje që të reflektojnë pozitivisht se jemi duke dalur keq para ndërkombëtarëve, por edhe para popullit”, tha Bahtiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More