Bajrami-LDK: S’mund të shkojmë në zgjedhje vetëm pse Albulena Haxhiu s’i ka votat për kryeparlamentare

nga D. V.

Deputetja e LDK Hykmete Bajrami, pas dështimit të nëntë për konstituim të Kuvendit të Kosovës, tha se  nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të shpenzojmë kohë vetëm pse Albulena Haxhiu nuk po mund t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“E patë edhe një shkelje tjetër, u tentua që të ndryshohet mënyra e votimit. Kjo përcaktohet në fillim të procesit. Asnjëherë nuk ka ndodhur që të ndryshohet procesi. Na vjen keq që institucionet nuk po konstituohen. Ju e patë që unë e thashë paraprakisht dhe këtyre iu dështoi edhe formimi i komisionit. LDK-ja është e prerë: ne nuk dëshirojmë që të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen dhe për këtë nuk kemi marrë pjesë në takim. Ne nuk mund të shkojmë në zgjedhje dhe të shpenzojme kohë vetem pse Haxhiu nuk po mund që t’i ketë votat në Kuvend”, tha Bajrami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More