Athinë, 2 korrik – Ish-kreu i diplomacisë greke dhe motra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakas, Dora Bakoyani ka thënë mëngjesin e sotëm se marrëveshjet ndërkombëtare nuk ndryshojnë dhe nuk pësojnë ndryshime, e pyetur për qëndrimin e saj për Marrëveshjen e Prespës, transmeton Zhurnal.mk
“Shkupi është në një pozitë të vështirë sot sepse nuk po përballet vetëm me Greqinë, por edhe me të gjithë komunitetin ndërkombëtar,” tha Bakojani në një paraqitje të ftuar në një emision debati televiziv grek.
Lidhur me Maqedoninë dhe kritikat e ish-kryeministrit të Greqisë, Andonis Samaras, i cili i bëri thirrje Mitsotakis që të përgatisë një tërheqje nga, siç thotë ai, “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës”, Bakoani tha:
“Gjatë regjimit të Samaras, ministri i jashtëm i atëhershëm, Evangelos Venizelos, foli në emër të qeverisë së atëhershme në OKB dhe tha se Greqia është për përcaktimin gjeografik, erga omnes, ashtu siç ka qenë qëndrimi i përhershëm i Greqisë që nga dita kur ka ndodhur vendimi të Samitit të NATO-s në Bukuresht. Le ta përfundojmë historinë – ky është realiteti dhe nuk ndryshon”, tha ndër të tjera Bakojani. Zhurnal.mk