Balancuesi: “Vetë deklarim për etninë për punësime. Kjo e dhënë mbetet në profil”

nga Xh M

Shkup, 7 korrik – Qeveria e re ka filluar me emërimet në institucione dhe drejtori të ndryshme, por sipas disa vëzhguesve “ka kundërshti mes asaj që thuhet për optimizimin e administratës dhe hapjeve të institucioneve të reja që parashikon qeveria sipas programit të saj”. Kështu thotë Neda Maleska Saçmarovska, Drejtore Ekzekutive pranë Qendrës për Menaxhimin me Ndryshimet, e cila bën analiza për funksionimin e administratës me vite.

Sipas saj qeverisë i duhet dhënë megjithatë më shumë kohë, por disa përzgjedhje kuadrosh nuk janë bërë sipas kritereve që kërkon detyra. Qeveria e re paralajmëroi edhe anulimin e balancuesit, një mekanizëm që garantonte përfaqësim të drejtë në administratë.

“Duhet pasur kujdes për përfaqësimin e drejtë por në mënyrë të tillë duke mos anashkaluar sistemin, por duke krijuar rregulla ku për shembull njerëzit vetë deklarojnë përkatësinë etnike për punësim dhe kjo e dhënë mbetet në profilin e tyre”, thotë Neda Maleska Saçmarovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More