Balla në kompaninë shqiptare në Itali: “Illyrian”, lider në sektorin e ndërtimit në rajonin e Veneto-s

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një vizitë në kompaninë “Illyrian” në Padova, Itali, një histori shqiptare suksesi në zemër të Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se kjo vizitë ishte premtuar që në muajin shkurt, ndërsa theksoi me krenari se “Illyrian”, e themeluar nga katër shqiptarë është shndërruar në një nga kompanitë lider në sektorin e ndërtimit dhe imobiliar në rajonin e Venetos.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimit të qeverisë për të thelluar lidhjet me komunitetin shqiptar jashtë vendit dhe për të promovuar historitë e suksesit të emigrantëve që po kontribuojnë ndjeshëm në ekonomitë e vendeve pritëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More