Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i konsideroi sot kërcënime deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha para dyerve të GJKKO-së dhe SPAK, ndërsa kërkoi që PD të mbajë qëndrim për këtë sjellje.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Balla publikoi një pjesë nga fjala e djeshme në seancë plenare, ku theksoi se Kuvendi duhet t’u japë njerëzve të drejtësisë një mesazh mbështetje dhe sinjal distancimi nga ata që i kërcënojnë çdo ditë tek dera e Gjykatës dhe Prokurorisë.

“Gjyqtarët, prokurorët dhe magjistratët presin nga Kuvendi i Shqipërisë një mesazh solidariteti, një sinjal mbështetjeje dhe presin distancim nga persona të caktuar që te dera e Gjykatës kërcënojnë Prokurorin dhe Gjyqtarin. Kjo është e vërteta e madhe që presin”, deklaroi Balla.

Balla i referohet deklaratave për mediet që kryetari i PD-së, Berisha bën pas paraqitjes në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More