Balla pret kreun e SYRIZA-s: Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri, ura të forta lidhëse

nga D V

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi një takim në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me kryetarin e  partisë SYRIZA në Greqi, Sokratis Famellos dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e forta e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë dhe mbështetja e Greqisë në rrugën evropiane të vendit tonë.

“Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

“Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona”, nënvizoi Balla.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More