Balla: Respektimi i Rregullores dhe Kodit të Etikës duhet të zërë vend në çdo aspekt të jetës kuvendore

nga D. V.

Pas seancës ku u miratua programi dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me një postim në Facebook, me të cilin shoqëron një video nga momenti kur në zbatim të Rregullores së Kuvendit, deklaroi se duke qenë se opozita nuk po e lejonte Kryeministrin të prezantonte programin dhe përbërjen e qeverisë, u kalua direkt në votim.

Në shënimin e tij, kreu i grupit parlamentar socialist shprehet se opozita nuk ka nxënë nga gabimet e mëparshme.

“Duket se opozita nuk ka vënë mend nga gabimet e së shkuarës, por respektimi i Rregullores dhe Kodit të Etikës duhet të zërë vend në çdo aspekt të jetës kuvendore”, shkruan Balla.

Balla i kishte rikujtuar më herët deputetëve të opozitës se një ditë më parë, në Konferencën e Kryetarëve u ishte bërë e qartë përfaqësuesve të tyre, se çdo përpjekje për të ndërprerë solemnitetin e seancës dhe fjalën e Kryeministrit, me një sjellje të padenjë për një anëtar të Kuvendit, do të trajtohej sipas Rregullores së Kuvendit.

“Nëse nuk reflektohet mbi këtë kërkesë dhe mbi këtë parashikim të Rregullores, ne do të kalojmë në votim,” ishte paralajmërimi i Ballës, i cili, duke parë situatën e përshkallëzuar në sallë, u vu në jetë shumë shpejt, pas 5 minutave pushim të kërkuar prej tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More