Balla: Spanja mbështetje të pakursyer për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-s

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Balla u shpreh se, marrëdhënia e Shqipërisë me Spanjën është e shkëlqyer, teksa vlerësoi mbështetjen e pakursyer spanjolle për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.

Gjithashtu, Balla u shpreh se numri i turistëve spanjollë në Shqipëri dhe interesi i bizneseve spanjolle po rritet vit pas viti.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Spanjën dhe vlerësojmë lart mbështetjen pakursyer spanjolle për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 2030-s. Qoftë numri i turistëve spanjollë në Shqipëri, po ashtu dhe interesi i bizneseve spanjolle po rritet vit pas viti, dëshmi e hapave të mëdha dhe besueshmërisë së Shqipërisë”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More