Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste si dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, bëri të ditur se është zgjidhur situata për rreth 350 pasagjerë shqiptarë që udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit dhe mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindizit.
Balla njoftoi se është organizuar transporti me autobus nga aeroporti i Brindizit drejt portit dhe më pas udhëtimi drejt Shqipërisë.
Sipas Ballës, ndërhyrja ka ardhur pas ankesave të pasagjerëve për mungesë zgjidhjeje nga kompania ajrore, duke theksuar se ka detyrimin ligjor të respektojë të drejtat e udhëtarëve sipas rregullave europiane.
“Ka marrë një zgjidhje halli për rreth 350 pasagjerë që mbetën të bllokuar në Brindisi. Është organizuar transporti me autobus drejt portit dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania ajrore duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit”, shkruan Balla.
Autoritetet u kanë kujtuar udhëtarëve se në raste të tilla ata gëzojnë të drejtën e asistencës, rimbursimit apo kompensimit, sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për transportin ajror.