Banorët e Buçimit pa ujë për muaj me radhë

nga Redaksia

Shkup, 14 qershor – Banorët e fshatit Buçim në rajonin e Radovishit janë pa ujë për muaj me radhë. Ata furnizohen me ujë nga një burim malor i cili ndodhet katër kilometra larg fshatit. Ambasadori i Turqisë në Maqedoninë e Veriut u ka kërkuar autoriteteve kompetente që ta zgjidhin këtë problem, shkruan zhurnal

Bidona dhe shishe të mbushura me ujë – kjo është pamja që për muaj me radhë mbizotëron në Buçim të Radovishit, ku nuk ka ujë as për të pirë dhe as për mbajtjen e higjienës. Uji ose blihet, ose për të udhëtohet çdo ditë nga 3 deri në 4 kilometra deri te burimi malor.

Banorët e Buçimit, të cilët janë nga komuniteti turk, ia kanë paraqitur problemin me mungesën e ujit edhe ambasadorit të Turqisë në vend. Ai, së bashku me zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, mori pjesë së fundmi në një mbledhje fshatare.

Nga Komuna e Radovishit thonë se kanë përgatitur një projekt për furnizimin me ujë të Buçimit, por nuk kanë mjete për realizimin e tij. Kanë aplikuar për financim në disa fonde dhe kanë paralajmëruar se problemi do të zgjidhet.//Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More