Bardhi: SPAK nuk ka dërguar asnjë letër në kutitë tona postare, po përdoret për propagandë

nga D. V.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë.

Sipas Bardhit referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje.

“Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Bardhi nënvizon se “po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!

“Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë”.

Bardhi shkruan se “shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posaçme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot se ka dërguar në adresë të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, dy urdhër-thirrje në lidhje me hetimet që po kryhen për çështjen e 21 Janarit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More