Basha: Pengimi i drejtësisë, akt antishtetëror

nga D V

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi sot se pengimi i drejtësisë është akt antishtetëror.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha reagoi për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

“Pasi dolën kundër Gjykatës Kushtetuese, socialistët po përpiqen të kamuflojnë puçin kushtetues përmes sorollatjes në Komisionin e Venecias të çështjes “Xhaçka””, theksoi Basha.

“Pengimi i drejtësisë është një akt antishtetëror, dëshmi e një modeli që ka në qendër interesat e pushtetit, jo interesat e qytetarëve. Edi Rama nuk punon për ju, por për veten dhe ortakët e tij”, nënvizoi Basha.

Ai shtoi se, “Shqipëria nuk e meriton këtë model klientelist që kërcënon shtetin ligjor dhe integrimin e vendit. Shqipëria meriton më shumë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More