“Bashkë do ta bëjmë më të mirën”, Përparim Rama zotohet se do t’i realizojë kërkesat e grastronomëve

nga D. V.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me gastronomët dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizimit.

Rama ka thënë se gastronomët janë zemra e Prishtinës për ekonomi dhe energji.

“Gastronomët dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, janë zemra e Prishtinës si ekonomi dhe si energji  Puna e tyre është përjetimi i parë që e ndiejnë turistët, por edhe vetë prishtinalitë, që nisin ditën me kafe, takohen në drekë me kolegë e me festojnë me familje në këto vende që i japin jetë qytetit”, ka shkruar Rama.

Ai tha se do ta vazhdojë mbështetjen për kategorinë e cila i jep shpirt Prishtinës.

“Si kryeqytet, kemi synuar gjithmonë t’i ndihmojmë dhe t’ua lehtësojmë punën. Edhe këtë herë kemi dëgjuar me kujdes ankesat dhe sugjerimet e tyre. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë dhe bashkë do t’i bëjmë më mirë. Një gjë është e sigurt: Prishtina pa ju është më e varfër, ekonomikisht dhe shpirtërisht. Ju jeni një segment i vlefshëm i shoqërisë sonë, që e respektoj dhe e vlerësoj thellësisht për kontributin që i jep qytetit çdo ditë”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More