Bashkëpunimi rajonal në turizëm, Kumbaro në forumin Itali-Ballkan në Romë

nga D. V.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjendet në Itali në kuadër të Forumit të parë të Turizmit Itali-Ballkan, i cili mbahet në datat 17-18 korrik, në Romë.

Forumi është titulluar “Bridging Destinations” dhe është promovuar nga Ministria e Turizmit dhe ENIT (Agjencia Kombëtare e Turizmit Itali).

Ministrja Kumbaro u prit në Romë nga homologja italiane, Daniela Santachè, së bashku me kolegët nga Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Qëllimi i forumit është ngritja e një platforme të re bashkëpunimi turistik.

Punimet zyrtare të aktivitetit u hapën sot në Hotel Shën Regis nga ministrja Santachè.

“Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit të Këshillit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani është një sinjal i fortë i vëmendjes që ekzekutivi Italian i rezervon turizmit jo vetëm si një motor ekonomik, por edhe si një levë sociale, kulturore, marrëdhëniesh dhe dialogu mes popujve”, deklaroi më herët ministrja italiane e Turizmit.

Forumi prezantohet si një mundësi e rëndësishme për diskutim ndërkombëtar mbi rolin e turizmit si një mjet i përbashkët zhvillimi midis Italisë dhe vendeve të Ballkanit, për të promovuar mundësitë për bashkëpunim dhe rritje, me përfshirjen e të gjithë aktorëve institucionalë dhe sektorit privat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More