Policia Bashkiake e Tiranës thotë se ka nisur aksionin për të hequr nga rrugët makinat e braktisura prej kohësh, të cilat kanë zënë hapësira publike dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Policia Bashkiake Tiranë, përmes një njoftimi, informon që të gjithë qytetarët t’i largojnë vetë këto mjete ose do të hiqen prej tyre me karroatrec, duke nisur kështu procedurat administrative.
Braktisja e makinave rrugëve të Tiranës është shqetësim i mbartur për kryeqytetin. Edhe pse Bashkia në bashkëpunim me policitë rrugore dhe atë bashkiake kanë premtuar prej vitit 2018 heqjen e të gjitha makinave të braktisura prej hapësirave publike, asgjë nuk ka ndodhur dhe problemi është përkeqësuar.
Njoftimi i Policisë Bashkiake Tiranë:
Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit.
Pronarët ose poseduesit e mjeteve ftohen të kryejnë heqjen vullnetare, për të shmangur procedurat administrative dhe për të kontribuar në një qytet më të pastër.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciabashkiaketirane%2Fposts%2Fpfbid0NxN7YaVZbZB31QaTHc1RTXq656o4KnCC9J2XCtVi6nUnku8ygGXT4DuiUPq95c7Ll&show_text=true&width=500