Bashkia Lezhë mbyll dhe riparon argjinaturën e Vainit

nga D. V.

Ekipet e Emergjencës së Bashkisë Lezhë dhe strukturat përgjegjëse kanë punuar gjithë natën dhe kanë bërë të mundur mbylljen e argjinaturës së Vainit për të minimizuar rrezikun ndaj banesave dhe tokave bujqësore.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka qëndruar në krah të ekipeve deri në riparimin e  argjinaturës së ujërave të larta në segmentin Spiten–Tale.

“Ora 3 në mëngjes! E mbyllëm duke riparuar argjinaturën. Parandaluam agravimin e situatës në dëm të banorëve”, njoftoi Ndreu.

Kjo argjinaturë u dëmtua për herë të dytë brenda pak javësh për shkak të situatës ë përkeqësuar të motit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More