Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

nga D V

Shkup, 6 mars – Me e kërkesë të prokurorit publik dhe në bazë të urdhëresës së gjykatës, është bërë bastisje te ish-zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, dhe po ndërmerren veprimet në procedurë para hetimore, njofton Prokuroria.

Po ashtu është duke u kryer edhe kontrolli i celularit të tij.

“Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra për MPB-në, disa prej të cilave ende janë duke u vepruar. Tek i dyshuari është bërë bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria Publike.

Dje u njoftua se Drango është shkarkuar nga posti i zv. drejtorit të NP “Rruga e Maqedonisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More