Bastisje në një lokal në Leposaviq – policia gjen bluza me simbole nacionaliste serbe

nga D. V.

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare rreth orës 12:00  ka nisur bastisje në një në zonën e Leposaviqit, ku dyshohej se shiteshin artikuj të ndryshëm me përmbajtje të ndaluar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Ai tha se në lokal janë gjetur pije, bluza, elektroshokë, materiale me logo e mbishkrime të ndjeshme, për të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale, me asistim të Doganës, dhe për shkak të mbishkrimeve të dyshuara është njoftuar edhe Prokuroria Speciale,” ka deklaruar Elshani.

Ai konfirmoi se deri tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa bastisja është ende në zhvillim.

“Pas përfundimit të saj dhe intervistimeve të nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e rastit do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme,” ka shtuar Elshani. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More