Bastisje në Podujevë, sekuestrohen substanca narkotike dhe armë

nga D V

Një person është arrestuar në Podujevë, pas një bastisjeje të realizuar në koordinim me prokurorin, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.

Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar 1.994 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 75 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 7 peshore të ndryshme, mbështjellës për substanca narkotike dhe një radio-lidhje.

Dy persona tjerë janë intervistuar si dëshmitarë lidhur me rastin.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More