Bastisje në Tetovë, ka të arrestuar! Kapen armë dhe drogë

nga D. V.

Shkup, 11 dhjetor – Mëngjesin e sotëm Policia ka realizuar bastisje në fshatin Orashë në rajonin e Tetovës, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se janë sekuestruar armë, drogë, ndërkaq, janë arrestuar dy persona, njëra grua, shtetase e Gjermanisë.

“Më 11.12.2025 rreth orës 08:00, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna Jegunovcës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Orashë, i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë automatike kalibri 7,62 mm me dy karikatorë me gjithsej 22 fishekë kalibri 7,62 mm, 78 fishekë të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një makinë për bluajë dhe një peshore digjitale. Gjatë bastisjes në shtëpi është gjetur edhe I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila është ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor për tejkalim të kohës së qëndrimit turistik. F.R. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet padi e duhur”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More