BDI: Deshi apo jo LSDM dhe VMRO, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend

nga D V

Shkup, 16 prill – Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se deshi apo nuk deshi OBRM-PDUKM dhe LSDM, presidenti i ardhshëm do të zgjidhet në Kuvend.

Nga BDI thonë se të njëjtat parti ishin kundër kryeministrit të parë shqiptar, mirëpo i njëjti sipas tyre sot është realitet.

“OBRM-PDUKM dhe LSDM tashmë janë bashkuar kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian për zgjedhjen e presidentit në Parlament, si pikë kryesore e Platformës që lideri Ali Ahmeti e theksoi në promovimin e Bujar Osmanit për president shteti.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian i përkujton dy partitë e lartpërmendura se, ashtu siç u bë Kryeministri i parë shqiptar, do të bëhet edhe Presidenti i parë shqiptar”, thonë nga BDI.

Koalicioni i gjerë multietnik Fronti Europian, shtojnë nga atje, ka dëshmuar se politikat e BDI-së kanë qenë dhe janë për barazi të plotë të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe religjioni, ndërsa synimi kryesor mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More