BDI gjithmonë thirret në shqiptarizëm, por nuk gjeti forcë të votojë kryeparlamentarin shqiptar, Afrim Gashi

nga I Z

Shkup, 28 maj – BDI gjithmonë thirret në shqiptarizëm. Zaten edhe ia ka pa mjaft mirë “hajrin” këtij zanati. 22 vite në puhstet duke u thirrë herë në luftë, herë në paqe, herë në Skenderbeun, herë në veprën e Adem Jasharit. Madje nuk kursejnë lekët për të bë harxhime të majme për të sjellë këngëtarë si Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri, që të na këndojnë këngë patriotike në mes tw Shkupit. Mirëpo kur vjen momenti ta dëshmojë atë, shqiptarizmën në vepër, nuk tregohen edhe në nivelin e duhur, sepse si duket për ta shqiptarizëm është vetëm kur ndonjë zyrtar i BDI-së fiton poste, e jo edhe ndonjë zyrtar i partie tjetër shqipytare.

Mosvotimi i Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit na kthen kujtimet jo të mira kur BDI me muaj mbajti të bllokuar votimin e anëtarit të dytë shqiptarë të KSHZ-së, Abdush Demiri. Sapo u largua Talat Xhaferi nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasardhësi i tij Tërpevski zhbllokoi procedurat dhe Demiri u zgjodh brenda një kohe të shkurtër anëtar në KSHZ. Paramendoni, derisa afrohej jmomenti për zgjedhjen e talat Xhaferiit për kryeministër të parë shqiptar, i njëjti Talat Xhaferi bllokonte procedurat për zgjedhjen e anëtarit shqiptar të KSHZ-së.

E sot, në ditën kur Maqedonia e Veriut fitoi kryeparrlamentarin e dytë shqiptar, BDI gjeti një arsyetim banal për të lëshuar sallën e Kuvendit dhe për të mos dhënë votën për Gashin, shkruan Zhurnal. Ku janë taani analistët që nxjerrnin flakë nga goja duke sharë e duke akuzuar opozitën e deridjeshme shqiptare, tani pjesë e shumicës qeveritare si VLEN, se kanë bë gabim historik që nuk votuan këtë, e nuk votuan atë. Ku janë tani të hedhin vrerin e tyre kundër BDI-së si parti që nuk qëndroi në bankat e Kuvendit për të dhënë votën për Afrim Gashin edhe pse dihet se në vitin 2017 secila parti shqiptare, më pak ose më shumë dha kontributin e saj që talat Xhaferi të bëhet kryetar Kuvendi. Nëse për asgjë tjetër, duhej të qëndrojnë në Kuvend dhe të votojnë Gashin, që të mos jenë bashkë me deputetët e Levicës në mesin e deputetëve që nuk votuan kryeparlamentarin e dytë shqiptar.

Gashi u zgjodh me 76 vota, kishte gjasa të jetë kryeparlamentari i parë me mbi 90 vota!

Ishte rasti historik që një kryeparlamentar shqiptar të zgjedhet me më shumë se 90 vota, pasi po të qëndronte BDI dhe Fronti në Kuvend, Gashi me ndihmën e tyre do të merte 93 ose 94 vota, diçka që nuk ka nodhur deri sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që një kryeparlamentar të zgjedhet me numër aq të madh të votave, e aq më tepër kur është shqiptar, shkruan Zhurnal.
Duke bojkotuar Kuvendin, ata nuk e dëmtuan Gashin, sepse ai me shumicë absolute u zgjodh kryetar Kuvendi, por e dëmtuan vetveten, ppasi opinioni shqiptar vështirë se do t’ua harrojë që nuk gjetën forcë për të votuar një kryetar shqiptar të Kuvendit, ado që u takojnë taboreve të kundërta politike.

Edhe pa votat e tyre, Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit. PËR Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë të përmbajtur. Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More