BDI i dërgoi urime Shekerinskës me rastin e emërimit të saj zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh urimet më të sinqerta për Radmila Shekerinska me rastin e emërimit të saj si Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.

Ky është një sukses i madh jo vetëm për znj. Shekerinska, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike.

Si parti që gjithmonë ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendit tonë, ne e vlerësojmë këtë arritje si një njohje të rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Znj. Shekerinska është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit, dhe jemi të bindur se ajo do ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë në këtë detyrë të lartë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More