Shkup, 28 korrik – Në prag të zgjedhjeve lokale teatri politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut po shfaq një skenë ku haptazi po shfaqet frika para forcës. Opozita e udhëhequr nga BDI dikur makineri elektorale e padiskutueshme sot duket se ka veshur petkun e një lojtari që nuk ka më kartë fituese në dorë. Në vend të një platforme bindëse, në vend të një vizioni të freskët për komunat shqiptare, ajo ka zgjedhur të ushqejë opinionin publik me spine të fabrikuara dhe lajme të rreme që synojnë përçarjen e koalicionit VLEN, shkruan Zhurnal.
BDI në hallë stafeta e fituesit i ka humbur nuk po e gjejnë dot –
Opozita shqiptare përbëhet nga më shumë parti politike, por fjalën kryesore apo timonin opozitar e ka BDI-ja në krye me Ali Ahmetin të cilët kohëve të fundit po veprojnë sikurse pa kokë. Me gjasë kanë nuhatur vështirësitë në terren dhe kanë humbur strategjitë e më parshme sikurse në zgjedhjet e fundit pra nga agjenda e gjelbër tani po tentojnë të futen në garë përmes agjendes së përçarjes.
Kjo strategji që më shumë i përngjan një taktike mbijetese sesa një gare politike, nga ana tjetër e nxjerr në pah një të vërtetë të pakëndshme për BDI-në mungesën e një strategjie reale për të fituar. Duke tentuar të krijojë një mjegull konfuzioni në opinion, përmes lajmeve të pavërteta për kriza dhe ndarje brenda VLEN-it, BDI duket se ka zgjedhur rrugën e vetme që i ka mbetur shpresën se tjetri do të dështojë.
Por çfarë tregon kjo për një subjekt politik që për dy dekada ka qenë në qendër të pushtetit? Në politikë, përhapja e dezinformatave shpesh është një sinjal i qartë i dorëzimit taktik. Kur nuk mund ta fitosh betejën me ide, përpiqesh të sabotosh kundërshtarin me mjete të kësaj natyre. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani në mungesë të ofertës konkrete, BDI po llogarit në konfuzionin e opinionit publik, në dobësimin e VLEN-it përmes përçarjes së simuluar.
Por a do të funksionojë kjo qasje?
VLEN, me gjithë sfidat e dallimet të një bashkimi opozitar, deri më tani ka dhënë sinjale të qarta që edhe po nuk deshën duhet të duhen, edhe po nuk u eci duhet ta shtynë, po patën probleme duhet t’i tejkalojnë, sepse nuk kanë opsion tjetër.
Nga ana tjetër, VLEN, duke u paraqitur si një alternativë reale për një ndryshim të mirëfilltë, ky koalicion e ka shtrirë diskursin politik përtej vetes duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe reformë institucionale. Dhe pikërisht kjo duket se e frikëson BDI-në më shumë sesa çdo tjetër ideja se shqiptarët mund të kërkojnë llogari, jo vetëm identitet.
Në këtë kontekst, përhapja e lajmeve të rreme për “kriza të brendshme” në VLEN nuk është tjetër veçse një përpjekje për të zbehur punën e një fronti të ri politik, që synon të thyejë monopolin e vjetër të BDI-së mbi pushtetin lokal. Por ironikisht, sa më shumë që opozita përpiqet të shpikë ndarje, aq më shumë e dëshmon faktin se nuk ka më asgjë të re për të ofruar.
Përballë kësaj qasjeje, qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut përballen me një zgjedhje të qartë të zgjedhin të ardhmen përmes një gare të ndershme idesh, apo të bien pre e një fushate të bazuar në frikë, manipulim dhe propagandë. Dhe në fund, pavarësisht përpjekjeve për t’i vendosur shkopinj nën rrota VLEN-it, mbetet një pyetje thelbësore se a është kjo përpjekje e dëshpëruar e BDI-së një flamur i bardhë para fillimit të garës?
Të gjitha sinjalet e deritanishme thonë se po, është. Dhe kjo, më shumë se çdo lajm i fabrikuar, flet vetë për realitetin e ri politik që po troket në derën e shqiptarëve në këtë cikël zgjedhor. /Zhurnal.mk