Shkup, 22 dhjetor – Jehonë e madhe, interesim i jashtëzakonshëm për kongresin e BDI-së të mbajtur më 20 dhjetor. Dy taborre mendimesh, njëra palë mendonin dhe thonin se kjo parti nuk bënë reforma vetëm maskim, taborri tjetër thonin se po kësaj radhe BDI do të bëj reforma të thella rrënjësore. Kongresi përfundoi pakënaqësia plasi. Në emër të reformave kjo parti u përball me një sërë revolte duke filluar nga Shkupi e tutje. Çfarë në realitet ndodhi dhe kush janë të pakënaqurit e BDI-së, shkruan Zhurnal.
Çfarë ndodhi më 20 dhjetor në Kongresin e BDI-së?
Të shtunën në mes të ditës e në mes të Shkupit BDI partia më e madhe shqiptare mbajti Kongresin e pestë me radhë nga ku kishin paralajmëruar një sërë reformash për ta ringjallur këtë parti politike që u përballë me humbje të njëpasnjëshme.
Bajram Rexhepi, ish-nënkryetari dhe Blerim Bexheti, ish-sekretar organizativ janë dy personat e vetëm që nuk do jenë sërish pjesë e Kryesisë së Ngushtë të BDI-së. Bajram Rexhepi megjithatë është pjesë e Kryesisë Qendrore – si anëtar, njëjtë sikurse 17 të tjerë që do jenë sërish pjesë, ndërsa 15 të tjerë, janë larguar. Nga kjo del se, nga 33 anëtarë të Kryesisë Qendrore, 18 anëtarë janë të ri.
Lista e plotë e BDI-së në krye me Ali Ahmetin që janë pjesë e kryesisë së ngusht të partisë:
Bujar Osmani, nënkryetar i parë, Faton Ahmeti, nënkryetar, Arta Bilalli-Zendeli, nënkryetare, Arbana Pasholli, nënkryetare, Erkan Arifi, nënkryetar, Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm, Nebi Rexhepi, Sekretar Organizativ, Arbëresha Vlashi, Sekretare Për Mundësi të Barabarta.
Ndërkaq, anëtarët e kryesisë qendrore janë: Admir Miftari, Ajshe Osmani, Albert Tairi, Ardita Dani, Artan Bushi, Bajram Rexhepi, Besnik Rameti, Ejup Abazi, Faton Aliti, Gent Lika, Ilir Hasani, Imran Zhupani, Isamedin Azizi, Jetmir Ziberi, Jeton Shaqiri, Liridona Beqiri, Lulzime Ballazhi, Mirsad Ibrahimi, Muharem Xhezairi, Nafi Durmishi, Ridvan Ibrahimi, Rina Ajdari, Shkodrane Dardhishta, Xhemil Qamili, Ylldrita Seferi-Salihi.
Këto janë figurat që janë inkuadruar në parti në pozita të rëndësishme që me fjalë të tjera mund të konsiderohet të rëndësishëm dhe me peshë ndikimi brenda subjektit politik. Por, natyrsisht që jo të gjithë janë pajtuar me këtë përzgjedhje prandaj edhe kanë plasur pakënaqësit publikisht.
Kush janë të pakënaqurit e BDI-së nga Kongresi i 20 dhejtorit –
Festim Halili, ish drejtor i Agjencisë për Inovacion, ka reaguar publikisht pasi emri i tij nuk është përfshirë në listën e strukturave të reja drejtuese të partisë. Në reagimin e tij, Halili ka uruar mandatin e ri të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se ky mandat duhet të shërbejë si një moment reflektimi të thellë politik dhe moral për rrugën e mëtejme të organizimit dhe përfaqësimit të partisë.
Ai vlerëson se kongreset nuk duhet të mbeten vetëm rituale formale të vazhdimësisë, por duhet të shërbejnë si pasqyrë për vlerësimin e ndershëm të kontributit real të individëve dhe drejtësinë e përzgjedhjeve brenda partisë. Sipas Halilit, për vite me radhë, figura që kanë dhënë kontribut të prekshëm intelektual, institucional dhe shoqëror janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, ndërsa persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe, veçanërisht në degën e Tetovës. Ai kritikon mungesën e llogaridhënies, duke përmendur humbjen në katër cikle zgjedhore radhazi.
Në reagimin e tij, Halili thekson se një parti që synon të mbetet relevante dhe e besueshme duhet të rikthejë meritokracinë si parim themelor, të dëgjojë zërat kritikë nga brenda dhe të krijojë hapësirë për individë që kanë dëshmuar vlerë përmes veprave dhe jo servilizmit. Sipas tij, vetëm përmes një korrigjimi të brendshëm dhe reformimi të qasjes drejtuese mund të forcohet besimi i publikut dhe të ndërtohet një vizion politik që i shërben realisht shoqërisë.
Në vrazhdën e të pakënaqurëve është edhe ish-sekretari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Valmir Aziri, i cili ka hedhur kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si u shpallën dhe u prezantuan të ashtuquajturat reforma.
Në reagimin e tij, Aziri thekson se Kongresi u mbyll me “duartrokitje të organizuara”, ndërsa reforma u shpall e përfunduar pa pasur, sipas tij, një proces real analize, llogaridhënieje dhe ballafaqimi me dështimet. Ai vlerëson se anëtarët e prezantuar si “të rinj” nuk janë produkt i një procesi të hapur dhe demokratik, por vazhdimësi e një rrotacioni të brendshëm që po shitet si ndryshim.
“E reja u paketua me fjalë, por përmbajtja mbeti e vjetër”, shkruan Aziri, duke shtuar se reforma nuk u ndërtua mbi përgjegjësi politike, por mbi nevojën për ta ruajtur pushtetin brenda organizatës, duke i dhënë atij vetëm një fytyrë tjetër.”, ka shkruar Aziri.
I radhës ka qenë edhe reagimi dhe shprehja e revoltës i Abdul-Selam Selami, shkruar në rrjetin social Facebook
“Shkelni,shkelni, shkelni me dy këmbë,se keni gjet! Por populli lexon mirë dhe asnjëherë nuk gabon!”, ka shkruar Selami.
Reagimi i tij tregon një dozë të lartë revolte ndaj drejtuesve të partisë, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime mes mbështetësve dhe kritikëve të BDI-së.
Pos, tyre ngjashëm pakënaqësi ka shprehur edhe Ilaz Leskovica i cili ka shprehur pakënaqësi se Shkupi është lënë jashtë përfaqësimit të kryesisë në parti, madje ai ka shkuar tutje duke i referuar, Bujar Osmanit, si nënkryetar që nuk ka peshë politike.
Mbetet të shihet nëse gjithë këto të pakënaqurit nga Kongresi i BDI do të kërkojnë strehim në LD-në e Izet Mexhitit. Por, nga e gjithë kjo ngjarje që ka ndodhur në këtë Kongres vlerësohet që ka ndryshime minimale por jo thelbësore. Reformat në BDI mbetën edhe kësaj radhe sipërfaqësore. /Zhurnal.mk