BDI: Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Nga BDI në një kumtesë për media thonë se “shprehin shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat Qeveria, sipas tyre, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike”.

Nga BDI thonë se Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Paralelisht, Inspektorati për zbatimin e ligjit është faktikisht i bllokuar, i është marrë autonomia, inspektorët nuk marrin pagë tash e gjashtë muaj dhe nuk kanë kushte bazë për punë, përfshirë edhe qasjen në automjetet zyrtare. Vetë drejtori, i emëruar nga Qeveria, publikisht pranoi se automjetet përdoren për nevojat e tij personale, ndërsa institucioni nuk funksionon”.

“Skandali u thellua nga vetë Ministri për marrëdhënie mes etnive, Stoilkovic, i cili dje deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit, jo për mosfunksionim, por për t’ia treguar vendin inspektoratit. Kjo deklaratë është shfaqje e drejtpërdrejtë e presionit institucional dhe e poshtërimit ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe”.

“U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë shqiptarë, përfshirë edhe mbetjet e VLEN-it që kanë mbetur pjesë e Qeverisë, të marrin përgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë dhe të kundërshtojnë qartë këto kërcënime sistematike ndaj gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk është privilegj politik, ajo është kategori kushtetuese dhe pjesë e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More