BDI: Vegël e kryeministrit apo ministër i qytetarëve – Limani?

nga D V

Shkup, 26 dhjetor  – Ministri i  Politikës Sociale Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit.

Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij.

Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem  edhe i partisë që e ka emëruar atë.

Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm  një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve.

BESA, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë.

A do të vazhdojnë të mbështesin një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More