BDI: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “Medresenë Isa Beu” është sulm i drejtpërdrejt ndaj lirisë fetare

nga D. V.

Shkup, 1 maj – BDI dënon fuqishëm vendimin politik dhe antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese që ndalon Bashkësinë Fetare Islame nga organizimi i arsimit të mesëm, duke i mohuar mijëra të rinjve shqiptarë të drejtën për arsim dhe për të ndërtuar të ardhmen sipas bindjeve dhe identitetit të tyre.

Nga BDI thonë se ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë fetare, ndaj dinjitetit të komunitetit mysliman dhe ndaj një të drejte që u fitua si korrigjim i një padrejtësie historike gjatë qeverisjes së udhëhequr nga BDI.

“Dhe kjo nuk është thjesht një çështje gjyqësore – kjo është betejë për dinjitetin kolektiv.

Por më e rëndë se vendimi i gjykatës është heshtja e turpshme e përfaqësuesve shqiptarë në këtë qeveri. Në vend që të protestojnë, ata heshtin. Në vend që të japin dorëheqje, ata justifikojnë. Në vend që të mbrojnë qytetarët, ata mbrojnë karriget dhe shefat e tyre. Nuk janë përfaqësues – janë shërbëtorë të bindur të një pushteti që po e rihap projektin për një shtet njëetnik, pa vend për të tjerët.

Ftojmë opinionin vendor dhe ndërkombëtar, komunitetin fetar, shoqërinë civile dhe çdo qytetar me ndërgjegje që të reagojnë. Sepse heshtja sot do të thotë bashkëpunim me padrejtësinë”, thonë nga BDI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More