BE-ja dërgon ndihma për të luftuar zjarret në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

nga D V

Shkup, 17 korrik – Bashkimi Europian ka dërguar gjashtë helikopterë dhe tre aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Vapa e jashtëzakonshme ka pllakosur Maqedoninë e Veriut prej disa ditësh, duke shkaktuar zjarre të shumta. Ushtria dhe policia janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe vendi ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore, duke ndaluar hyrjen në pyje.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka shprehur mirënjohjen për vendet që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rajoni i Ballkanit ka mbi një javë që po përjeton temperatura ekstreme. Autoritetet në disa vende kanë lëshuar alarmet e nivelit më të lartë të temperaturave dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda. Zjarret u raportuan edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More